Atentati në Lushnje, viktimat u vranë kot. Shënjeshtra shpëtoi

Postuar: 12/10/2017 - 21:11

   Forcat speciale dhe drejtues të lartë të Policisë po qëndrojnë në Lushnje, për të lokalizuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, autorët e atentatit ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Qytetarët janë ende kuriozë për ngjarjen e rëndë.

Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

Sipas policisë, ata dyshohen për vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Iriqi”, në korrik të vitit 2010. Për këtë vrasje, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por bëri vetëm 3 dhe doli për mungesë provash.

Por shënjestër e atentatit të pasdites së 11 tetorit ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave. Ky ishte atentati i dytë që i bëhet Xheliut, pas atij të një viti më parë, më 25 shtator të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti mbetën të plagosur.

Pasditen e së mërkurës, Haxhiu ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët së bashku kanë zbrazur 41 fishekë, nga të cilat 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.

Autorët u larguan në drejtim të Beratit, braktisën automjetin në fshatin Cukas, të cilit i kanë vënë flakën. Burime nga Prokuroria thonë se ekziston një dëshmitar kyç, i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Sipas Prokurorisë, një nga pistat e dyshuar është ajo e konflikteve të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimi në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut.

“Ndonëse autorët janë identifikuar, ngjarja e së mërkurës tregon se hesapeve të vjetra kriminale po i shtohen ato të reja, të lidhura me pazaret e drogës. E kjo, për fat të keq është premisë për ngjarje të tjera të rënda, e jo vetëm në këtë qytet”. / Top Channel 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në Shqipëri Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot nga parlamenti autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri,

   Duket se pati një nxitim politik për t’u mbledhur sot në orën 19:00 në një proces që do t’i hapte rrugë procedurave që çojnë në heqjen

   Prokuroria për Krimet e Rënda iu drejtua këtë të Enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir

   Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e së premtes për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heq

   Në shkresen qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorezuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahi

   Simpatizantë të PS-së dhe jo vetëm janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Zyra e Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë 
(HERE), ka organizuan në ambientet e Universitetit

*Përgjimet e bandës së Habilajve të kryera nga autoritetet italiane japin grimca nga jeta e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngr

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të