Viktimat e pasdites së sotme Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa  i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi”.

Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjes për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Babai i Xhulios  Ramadan Shkurti  u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Me sa duket historia e hakmarrjes mes bandave të Lushnjes  po vijon ende sot pas rreth 20 vitesh.

Historia e viteve 1997-1998

Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.
 
Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja.
 
Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti etj. Të gjithë viktimat kanë qenë shokë, miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Konflikti mes dy njerezve, qe do te cilesohen si “te fortet” e Lushnjes, Alfred Shkurtit dhe Artur Dajes, nisi gjate nje loje bilardoje ne pranveren e vitit 1997 ne nje lokal te qytetit te Lushnjes. Pas debatit me fjale, dy “te fortet” e zones, i kishin lene fjalet peng per t’u takuar me vone, thuhet ne dosjen e prokurorise.

Pak dite nga zenka me fjale ne korrik te vitit 1997, Alfred Shkurti se bashku me vellain e tij, Ramadan Shkurti dhe dy kusherinjte Enver dhe Bardhyl Rabija, te prekur ne seder nga ofendimet e bera ne drejtim te tyre ne vend publik, u nisen me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja me disa pjesetare te tij qe te “hakmerren”.

Vetem pak metra larg verandes ku ishte ulur Daja, dy vellezerit Shkurti dhe Rabijat, filluan te qellonin ne drejtim te tyre. Shkembimi i zjarrit zgjati disa minuta ku mbeti i vrare ne lokal Genci Kashari shoku i Artur Dajes, dhe u plagos ky i fundit. Por “i forti” i Myzeqese, edhe pse i plagosur, ka leshuar nje bresheri automatiku, duke lene te vrare vellain e Aldo Bares, Ramadan Shkurtin dhe plagosur rende Bardhi Rabine. Aldo largohet me shpejtesi ne kembe, duke marre ne shpine kusheririn tjeter, Enver Rabine, i cili kishte marre nje plage ne shpatull.

Ndersa Artur Daja, kthehet tek vendi i krimit dhe vret me pistolete ne koke te plagosurin Bardhi Rabia dhe per t’u bindur me mire, qellon ndaj trupit te pajete te Ramadan Shkurtit. Kjo ngjarje do te sherbente edhe si shkak i nisjes se vales se krimeve te njepasnjeshme, nga grupi kriminal i konfiguruar me emrin “Banda e Lushnjes”, ku udheheqjen e saj e merr vete Aldo Bare. /TVKlan