Audio fake për koronavirusin, Prokuroria: Po hetojmë, “paniku” është vepër penale

24/02/2020 - 11:41

Strukturat ligjzbatuese të vendit janë vënë në lëvizje për parandalimin e përhapjes së panikut për koronavirusin. Me anë të një deklarate për shtyp, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për përhapjen e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Prokuroria thotë se po heton për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, ndërsa u bën apel qytetarëve që të mos përhapin materialet të rreme sepse janë penalisht të dënueshme.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal. Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë. 

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Më herët gjatë ditës, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj njoftoi se për përhapjen e mesazheve të rreme kishte nisur hetimi nga policia. Gjatë ditës së diel u shpërnda një audio në rrjetet sociale, ku dëgjohej zëri i një vajze që njoftonte se në Shqipëri ishin identifikuar disa raste me koronavirus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konfirmohen edhe dy raste të reja me Covid-19 në Durrës. Dy të infektuarit janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç.

Vendimi për të dërguar një ekip shqiptar me 30 mjekë dhe infermierë në Itali është pasqyruar edhe në Euronews.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet i emocionuar dhe i prekur nga gjesti i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u ni

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, bëjnë të ditur se pas njoftimit të Qeveri

“ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbës

Që nga dita e shtunë e kësaj jave, për pensionistët ka nisur karantina e vërtetë.

Policia e Shtetit bëri me dije ndëshkimet e dhëna ndaj shoferëve dhe qytetarëve në shkelje të rregullave të vendosura kundër koronavirusi

Për të dytën javë radhazi, e diela është ditë pushimi total në të gjithë Shqipërinë.

Rastet e dyshuara në Vlorë me koronavirus kanë rezultuar negativë.