Auditimi i KLSH-se: Po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll

22/01/2020 - 10:46

Midhjet që hidhen në treg për konsumim janë pa asnjë kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon rezultatet e auditimit të performancës së Ministrisë së Bujqësisë në Kuadër të Zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës” duke konstatuar dështimin e saj.

Dhe ne keto rezultate thuhet hapur se konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.

“Qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe çertifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.” 

Vërejtje është dhe për cilësinë e ujit ku rritet rasati i Koranit dhe Linit

“Ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshë me ujë” thuhet në raportin e KLSH-së

 Sipas KLSH-se masat e marra nga MBZHR në vitet 2016-2018 për menaxhimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme. Mos zbatimi i “Objektivave Specifikë Zhvillimorë” të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit me cilësi të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës.

KLSH ka dhënë 43 rekomandime për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në kuadër të zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës”.

Rekomandimet kryesore kanë konsistuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës, riorganizimin e duhur strukturor të MBZHR-së në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit, mbulimin me inspektim të të gjithë zinxhirit të aktivitetit të peshkimit dhe sigurimin e mjeteve logjistike në dispozicion të inspektorëve të peshkimit si dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të porteve të peshkimit dhe ekonomive të akuakulturës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.

OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia el

Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i heqë masën e sekuestros së banesës 1 katëshe të Aldo Manishtës nga Shkodra i shpallur në kërkim në l

Kandidatë të shumtë, rreth 60,  do t’i nënshtrohen mesditën e së martës intervistës së strukturuar me gojë në ambientet e Këshillit Bashk