Pasagjerët e një avioni të nisur nga Tirana me destinacion Milanon, kanë përjetuar momente ankthi dhe paniku. Mediet italiane raportojnë se avioni i linjes “Blue Panorama” ka bërë ulje emergjente në aeroportin “Raffaello Sanzio” në Falconara.

Ishte ora rreth 18:30, kur një Boeing 737 i kompanisë “Blue Panorama” bëri ulje emergjente për shkak të një avarie që u konstatua. Avioni i nisur nga Tirana drejt Milano Malpensa-s ishte me 143 persona në bord.

Sipas hetimeve të para, një defekt i konstatuar në avion, detyroi pilotin të devijonte rrugën duke u ulur në Sanzio.

Ngjarja u pasua vetëm me frikë, pasi fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Avioni është nisur, por pa udhëtarët që kanë mbetur të gjithë në Ancona.