Avdylaj porosit votuesit në Shijak: Mos t’i fusi noj Gon Duka, ne jena për PS (VIDEO)

05/06/2019 - 11:22

Gazeta e njohur gjermane “BILD” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes Astrit Avdylajn, kreut të bandës kriminale të Shijakut, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako si dhe me zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste.

Në këtë përgjim dëgjohet teksa Avdylaj telefonon një person që i kërkon votën për PS.

Avdylaj: Si ia cove?

Votuesi: A je mirë?

Avdylaj: Si je

Votuesi: Mirë vllai

Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin

Votuesi: Oooo shef Astriti

Avdylaj: Heee, ça bone?

Votuesi: A je mirë? Je i mirë për zotin

Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.

Votuesi: Unë me të thënë…

Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe

Votuesi: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë

Avdylaj: Faleminderit shumë

Votuesi: Nuk bohet fjalë njëherë

Avdylaj: Edhe desha me fol çik edhe me vëllain tat, me Jarin

Votuesi: Me Jarin?

Avdylaj: Po

Votuesi: Po, i them unë

Avdylaj: Desha me fol çik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe

Votuesi: Kur të dush

Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do

Votuesi: Mirë vlla

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në brigjet shqiptare është ankoruar dy ditët e fundit anija ushtarake Ucka, e cila ka pasur në bordin e saj familjen presidenciale kroate

Pasditen e së mërkurës “Youth in progress” në bashkëpunim me Kryqin e Kyq Shqiptar, dega Durrës, zhvilluan një aktivitet në kuadër të 12

Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vl

Edhe dita e nesërme do të jetë me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ndërsa sot temperaturat kanë shkuar deri në

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan për ndarjen nga jeta për shkak të koronavirusit të një mësu

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar Neshet Shenën, kolonelin që u nda nga jeta sot pas një

Me dhjetëra e qindra janë mesazhet prekëse në rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut durrsak Xhino Koça.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.