Avionët amerikanë testojnë bazën ajrore të Kuçovës, në pistë pas 20 vitesh (VIDEO)

16/11/2019 - 11:45

Dy avionë amerikanë janë ulur në pistën e bazës ajrore të Kuçovës që pritet të kthehet në një bazë funksionale të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku thotë: "Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa".

Kujtojmë që në janar të këtj viti, komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, erdhi në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për riaktivizimin e bazës Ajrore të Kuçovës. Në takim gjenerali tregoi vlerësimin e madh që kishte për kontributin e forcave të armatosura shqiptare në aleancë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s

500 efektivë të rinj do t’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët për të bërë kujde

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Të gjithë ata që kanë marrë pushimet do të mund të shijojnë në maksimum ditët në bregdet, pasi e gjithë java në vijim do të dominohet nga

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në një dalje për mediat se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja, 6 prej të

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), ka reaguar kryepeshkopi i Tiranës, D

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.