Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj grupit "Shullazi" pasi avokatët e palës mbrojtëse të zgjedhur nga Gjyakat apo të pandehurit nuk ishin prezentë.

Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë. Seancën e mëparshme i pandehuri Gilmando Dani është shprehur se ka konflikt interesi me gjyqtarin Vrioni pasi ai ka gjykuar çështjen “Vollga”.

Edhe këtë seancë ka pasur debat mes Danit dhe Gjyqtarit.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë,”– mësohet të ketë thënë i pandehuri. Seanca e radhës ndaj grupit “Shullazi” do të zhvillohet me datën 26 korrik, në orën 12.00.