16/11/2019 - 20:15
Avokati dhe përmbaruesi i njohur nga Durrësi, Lorval Petani ka marrë në Assisi, Itali titullin "Cavaliere Crociato".
Në ceremoninë e veçantë të organizuar në qytetin italian nga Konfederata Ndërkombëtare “Cavalieri Crociati”, Petani u nderua me titullin e rëndësishëm dhe që sot e tutje angazhohet të jetë Rojtar i Paqes.
“Cavalieri Crociati” janë të angazhuar në ruajtjen e paqes nëpër botë. Kjo konfederatë është e përbërë nga anëtarë nga shumë vende të botës, pjesë e së cilës do të jetë edhe Shqipëria.
Petani e mori titullin impenjativ si pjesë e një rrjeti avokatie italo-shqiptar, me të cilin bashkëpunon prej kohësh së bashku me një nga avokatët më në zë në Itali dhe njëkohësisht president i shoqatës së të drejtave të emigrantëve, Av. Mario Pavone. Sipas Petanit, bashkëpunimi me avokatin Pavone konsiston në disa projekte ndërmjet italisë dhe Shqipërisë.
Në rrjete sociale, avokati durrsak shprehet i nderuar që ju akordua titulli “Cavaliere Crociato” dhe njëkohësisht falenderon mikun e tij av. Pavone për mbështetjen e ofruar.
“Sot pata nderin të mar titullin "Cavaliere Crociato" në një ceremoni të organizuar në Assisi nga Confederazione Internazionale dei Cavalieri Crociati , një falënderim e mirënjohje për mikun tim Av. Mario Pavone”,- shkruan ai në rrjete sociale.
/portali DurresLajm/



