Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Rasti u shfaq më 25 maj, kur i riu po mlidhte kanaçe pranë koshave të mbeturinave urbane.

Për shkak të dhunës së ushtruar nga punonjësit e policisë i riu bërtet duke kërkuar që ta lenë të lirë.

Njoftimi i plotë

”Institucioni i Avokatit të Popullit ka regjistruar me iniciativë rastin e bërë publik në media në datën 25.05.2020, me një video me titull: “Policia Bashkiake dhunon të riun rom që mbledh kanaçe”. Nga video duken se dy punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë zbresin/apo ai u ikën nga automjeti një i ri rom dhe pasi ai del nga automjeti, ata e përplasin me forcë atë në trotuar. Nga pamjet e shfaqura në video kuptohet se i riu duhet të ketë qenë duke mbledhur mbetje te riciklueshme pranë koshave të mbeturinave urbane, sepse aty pranë përveç tre koshave për grumbullimin e mbeturinave, ndodhet edhe një karrocë e mbushur me mbetje të riciklueshme. Për shkak të dhunimit të punonjësve të policisë i riu bërtet duke kërkuar që ta lënë të lirë.

Ndërkohë në video duket që pas pak çastesh nga dalja prej makinës së policisë të personit të komunitetit rom, pranë makinës së Policisë Bashkiake, ndalon një makinë tjetër jo e Policisë Bashkiake, nga e cila zbret një person civil dhe afrohet tek vendi ku policët mbajnë me forcë personin në fjalë. Nuk dihet se cili është ky person dhe se çfarë roli ka ai në këtë ngjarje.

Për të bërë të mundur shqyrtimin e këtij rasti, bazuar në nenin 63, paragrafi i katërt i Kushtetutës, si dhe në nenin 19, gërma “b” të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, i kemi kërkuar me shkresë Policisë Bashkiake, Tiranë që të na dërgojë shpjegime lidhur sa më poshtë vijon:

1. Cilat janë arsyet dhe baza ligjore e kapjes së të riut rom nga dy punonjësit e Policisë Bashkiake Tiranë?

2. Çfarë veprimesh janë kryer në rastin konkret me personin e kapur nga Policia Bashkiake?

3. Cilat janë gjeneralitetet e personit të kapur dhe adresa e banimit të tij?

4. Cili është qëndrimi juaj lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij nga dy punonjësit e Policisë Bashkiake?

5. Cilët janë emrat e dy punonjësit e Policisë Bashkiake që janë përfshirë në këtë ngjarje?

6. Cili është personi që ka ndaluar makinën prapa makinës së Policisë Bashkiake dhe është përfshirë në këtë ngjarje dhe çfarë detyre apo roli ka ai?”