Avokati zbulon arsyen: Pse po vonohet kaq shumë trupa gjykuese për Tahirin

19/09/2019 - 21:15

Avokati i ish-mnistrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbulon arsyet e vonesës prej gati pesë orësh të trupës gjykuese për dhënien e vendimit.

Haxhia tha se me shumë gjasa vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar, dhe jo veç dispozitivi, siç ishte menduar më parë.

Haxhia vlerësoi edhe praninë e përfaqësueve nga Ambasada e SHBA dhe ndërkombëtarë të tjerë në seancën e sotme.

“Menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar.

E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veç se të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia për emisionin "Open".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e SHBA iu vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane me këshilla herë pas here.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Fëmijet e Qendrës së Shërbimeve Komunitare me aftësi ndryshe të shoqëruar nga prindërit e tyre vizituan një ditë më parë mjediset e Porti

Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur pen

Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga Kakavija deklaroi se misioni i FRONTEX në Shqipëri ka vijuar punën.

Moderatorja Ola Bruko është larguar nga drejtimi i emisionit "Shqiptarët për Shqiptarët" në News 24. 

Pas publikimit nga “Le Iene” të rastit të fëmijës shqiptar Alvin Berisha, që prej 5 vitesh gjendet në një kamp të burgosurish, në Siri ka

Për këtë të shtunë, MeteoAlb parashikon se mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të di

Moshapja e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.