Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshirë në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa vë theksin në problematikat mjaft të theksuara që ka shkaktuar pandemia Covid-19, humbjen e jetëve njerëzore, bizneset drejt falimentimit apo rënien e theksuar të ekonomive familjare, avokatja Petani ironizon partitë politike që kanë nisur garën në terren.

“Dhe ju, ju qe doni ato karriget e privilegjeve, mburreni se keni shkelur terrenin dhe po “llafoseni”, per hallet dhe dertet e te mjereve!

Ju, qe lakmoni ato 140 karrige, per vete dhe familjet tuaja, sa pak jeni perpara kesaj shumice humbese ne vuajtje!

Dhe llafosjet jane bajate!

Sharje, fyerje, akuza, te ndersjellta dhe premtime!

hahahaha!

Ndrroni kurs!

Ka ik koha e takimeve “gju me gju me popullin”!

Njerzit jane te ndergjegjesuar dhe e kane te ndare mendjen se ku do ta hedhin voten!

Nuk ben me fajde terreni ku shkoni e llafoseni ju, duke tregu “ca kane bo ata” e “cfar do boni ju”!

Terreni aty ka qene, pse nuk keni shku me perpara?”,– shkruan avokatja.

Në fund të postimit të saj, avokatja ka një këshillë për drejtuesit e partive, për kandidatët për parlamentin e ardhshëm.

“Ndrroni kurs!

Behuni me te lezetshem per veten tuaj! Me te kuptueshem, me te vertete e me te besueshem, per ata qe ju degjojne!”,- shkruan Petani.

Postimi i plotë:

Njerzit po shuhen nga covidi

Familjet po rrenohen nga covidi!

Bizneset drejt falimentimit nga covidi!

Ekonomia ne renije te ndjeshme nga covidi!

Sa shume eshte numri i ketyre humbjeve, sa shume!

Dhe ju, ju qe doni ato karriget e privilegjeve, mburreni se keni shkelur terrenin dhe po “llafoseni”, per hallet dhe dertet e te mjereve!

Ju, qe lakmoni ato 140 karrige, per vete dhe familjet tuaja, sa pak jeni perpara kesaj shumice humbese ne vuajtje!

Dhe llafosjet jane bajate!

Sharje, fyerje, akuza, te ndersjellta dhe premtime!

hahahaha!

Ndrroni kurs!

Ka ik koha e takimeve “gju me gju me popullin “!

Njerzit jane te ndergjegjesuar dhe e kane te ndare mendjen se ku do ta hedhin voten!

Nuk ben me fajde terreni ku shkoni e llafoseni ju, duke tregu “ca kane bo ata” e “cfar do boni ju”!

Terreni aty ka qene, pse nuk keni shku me perpara?

Pse?

Andaj, ndrroni kurs!

Behuni me te lezetshem per veten tuaj! Me te kuptueshem, me te vertete e me te besueshem, per ata qe ju degjojne!