Bënë kërdinë në shtëpitë e durrsakëve, si u zbulua banda e të ‘tmerrshmëve’ (VIDEO+FOTO)

Postuar: 21/04/2017 - 09:06

*Ndalohen dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.

*Sekuestrohen një armë zjarri, fishekë, Cannabis Sattiva, automjete, pjesë e sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale.

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brava”, duke goditur një bandë hajdutësh, pasi u zbulua se janë pikërisht ata autorët që kanë bërë namin muajt e fundit në qytet, duke vjedhur banesa të ndryshme.

Pas një pune hetimore disa mujore, uniformat blu kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të 18 vjedhje banesash të kryera në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Janë ndaluar dy prej autorëve të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, që të katërt me banim në kryeqytet.

Janë ndaluar shtetasit:

• Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje;

• Gentjan Kala 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigure “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre, shtetasit: S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë; dhe D.I. 24 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B. në lagjen nr. 1 dhe R.B. në lagjen nr. 6 Durrës. Ata akuzohen se kanë vjedhur me mijëra para dhe sende me vlerë në shtëpi të ndryshme.

18 BANESAT E VJEDHURA

1. Më datë 01.11.2016, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

2. Më datë 18.11.2016, në lagjen nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

3. Më datë 24.11.2016, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

4. Më datë 27.12.2016, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 televizor.

5. Më datë 01.01.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç.  46 vjeç, ku kanë marrë 1 300 000 lekë dhe disa bizhuteri.

6. Më datë 07.02.2017, në lagjen nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400  €.

7. Më datë 22.02.2017, në lagjen nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

8. Më datë 06.03.2017, në lagjen nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A. ku kanë marrë sende me vlerë rreth 225 000 lekë.

9. Më datë 08.03.2017, në lagjen nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

10. Më datë 09.03.2017, në lagjen nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K.  50 vjeç, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

11. Më datë 09.03.2017, në lagjen nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

12. Më datë 15.03.2017, në lagjen nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

13. Më datë 23.03.2017, në lagjen nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L.  53 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

14. Më datë 03.04.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.

15. Më datë 12.04.2017, në lagjen nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë marrë 50 000 lekë.

16. Më datë 14.04.2017, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

17. Më datë 18.04.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç, ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

18. Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç.  ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri.

Mekanizmi i kryerjes së veprave penale:

Autorët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave  të apartamenteve, me mjete të ndryshme si: çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa anglez, doreza. Në këtë mënyrë ata hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë. Sendet e vjedhura i transportonin me dy automjete dhe i dërgonin në një banesë në lagjen nr.13, Plazh.

Pas hetimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

U SEKUESTRUAN:

• një armë zjarri pistoletë, model 54;

•  gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm;

•një automjet tip Golf;

• një automjet tip Toyota;

• veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka);

• një sasi prej 130 000 lekë të reja;

•300 dollarë amerikane;

• 150 €;

•rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

•bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylyke, 60 palë vëthë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2 aparate fotografikë karte abonimi TV, Playstation  etj.

Ndaj bandës së hajdutëve rëndon jo vetëm vepra penale e “Vjedhjes”, por edhe dy të tjera: “Prodhim dhe shitje të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, procedohen penalisht tre shtetas në Durrës, pronarë

Policia e Durrësit ka bërë me dije se janë sekuestruar rreth 2 milionë euro pasuri me vendim të Gjykatës, pasi dyshohet se është ngritur

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët me Kosovën nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat greke.

Pas Edmond Haxhinastos është radha e Sokol Dervishajt që të japë llogari për rrugën Tiranë-Elbasan.

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë arrestuar në fl

Avokatët e Emiljano Shullazit janë tërhequr sot nga kërkesa për të thërritur ish-kryeministrin Sali Berisha si dëshmitar në gjyq.

Konsumatori shqiptar mbetet gjithmonë i diskriminuar nga kompanitë publike e entet shtetërore, pavarësisht se është edhe taksapagues i rr

Qeveria greke është e prirur të pranojë ndryshime në paktin detar të vitit 2009, me qëllim që të përmbushë disa prej kërkesave të palës s

Dite me reshje do të jetë kjo e martë, ndërkohë që parashikimet nuk janë të mira për gjithë javën.