Babai i Alvin Berishës: Presim operacionin në këmbë, duhet ndërhyrje plastike që të mos shohë plagët

27/10/2020 - 13:32

Është rikthyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 historia e Alvin Berishës, djalit shqiptar që përloti të madh e të vogël me dramën e tij, pasi nëna e mori nga Italia ku jetonte me dy motrat dhe e çoi në Siri për t’iu bashkuar militantëve të ISIS ku dhe u martua.

Afrim Berisha, babai i Alvinit ka treguar për gjendjen shëndetësore të të birit dhe atë psikologjike. Ai tha se e vetmja ndërhyrje që pritet është ajo në këmbë për rikthimin e plotë të funksionit të gjymtyrës, por edhe një operacion plastik për të zhdukur plagë, që i hapin plagë të tjera djalit 12-vjeçar.

“Pa u bërë ndërhyrja nuk ka përmirësim. Tani është shtyrë për shkak të COVID. Kam folur me një spital në Bologna që është enkas më ndërhyrje të tilla për muskujt. Kam folur që t’i bëhet dhe një ndërhyrje plastike që të mos i shohë plagët.

Kështu është shumë i rregullt, e ka kaluar. Por sa t'i përmendësh luftën, plagët, nënën mbyllet menjëherë. Kujton vuajtjet që ka kaluar atje. Kur sheh ndonjë film thotë kështu na i bënin dhe ne. Përgatisnim armë, iu kanë mësuar armët komplet.

Vazhdimisht ka pasur të gjithë trajtimin. Na mungon vetëm spitali. Ka vijuar shkollën. Psikologia është shumë e kënaqur dhe mësuesit thonë që është i përgatitur por tani është vetëm puna e operacionit. Operacioni do kryhet por vetëm operacioni plastik kushton dhe tani do presim”
, tregoi ai.

Afrim Berisha rrëfeu dhe një pjesë të vuajtjeve të tij për të gjetur të birin. Ai tha se ka qenë 7 herë në Siri por se sa herë shkonte ish-bashkëshortja ia largonte djalin.

“Për jetën në Siri ai thotë që vitin e parë kemi qenë mirë. Unë kam qenë 7 herë në Siri e kam gjetur banesën ku ishte Alvini, por nuk e gjeja Alvinin atje sepse e largonte e ëma e tij. Alvini më ka thënë që ‘unë e kam ditur që ti ishe atje, por mami më merrte e çonte në një shtëpi tjetër.

Ishte gabimi im sepse unë e lajmëroja të atin e ish-bashkëshortes dhe ai ka lajmëruar vajzën e vet që mos ta merrja. Unë e dija shumë mirë që ishte gjallë. Kam ndenjur me muaj, më kanë kapur, më kanë torturuar për 3 muaj dhe ishin shqiptarë, flisnin shqip. Unë kam kaluar për 5 vite, nuk e di, nuk kam ngrënë bukë tamam. 5 vite nuk kam ndaluar. Vuajtjet dihen. Kam ndenjur atje, më kanë kapur të ISIS por vazhdimisht me shokë jam larguar”, deklaroi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kurimi i pacientëve me COVID-19 në Shqipëri shpesh është bërë në mënyrë të pavarur nga mjekët dhe kjo ka sjellënjë shqetësim të shtuar të

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m