Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Sipas vendimit të sotëm mbledhja e radhës do të merret në datën 4 mars.

I pranishëm në këtë seancë ka qenë dhe babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha, i cili ka thënë se vajza e tij është viktimë e politikës dhe ka kryer punën me shumë përkushtim.

 Po ashtu ai ka reaguar dhe për deklaratat e Ramës, duke thënë se është një ndërhyrje në drejtësi. Babai i gjyqtares gjithashtu kërkoi një masë më të lehtë për të, pasi ka fëmijët në shtëpi dhe nuk është e drejtë që të qëndrojë në burg.

“Është nga më punëtore, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjesi kur zgjohen apo kur erdhi nga puna pasdite. Ja kështu është situata e saj. Është komplet presion. Është viktimë nga politika. Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar? Ose ta lësh në klasë duke mos marrë Ventting-un, ç’të duhet ty me këto? Ajo e la në burg djalin e deputetit. Më keq akoma ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte, po ti akoma merresh me allishverishe. Ndërsa shoqja e saj është këshilltare në Gjykatën e Lartë, ndërsa shoqja tjetër vajti anëtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ja pra kush është skemaxhiu, intrigaxhiu. Unë ju them kështu ju vëllezër e motra, hyni në problemin e burgjeve në qeliza, do shihni se çfarë është bërë atje. Me një anë thonë se nuk e ka bërë. Po si ka mundësi që ai vendim nuk analizohet. Hyni me themel një 30-mujorsh tek Burgjet. Mos t’i hedh lavando inspektorit të lartë të drejtësisë jetës së burgjeve, të atyre që vuajnë e s’kanë njerëz. Unë erdha sot që të mësoja e të jepej një vendim i arsyeshëm, jo atë që doja unë, por vendim të saktë”, u shpreh babai i gjyqtares.