"Babalja"/ Alizoti në gjyq: Ish-deputeti na premtoi 200 mijë euro për audio-përgjimin

17/09/2019 - 16:59

Gjykata e Tiranës dëgjoi sot dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur “Babalja”. Alizoti iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve, teksa pranoi akuzat e kallëzimit të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai me Albert Veliun kanë bërë audio përgjimin.

"Plani, tha Alizoti, ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar, pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas i kishte kërkuar sërish Alizotit, dhe ky i fundit tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar Ervin Salianji".

Sipas Alizotit, është ky i fundit që gjithashtu i ka siguruar stilolapsat për përgjim. "Mos marrja e lekëve, tha i pandehuri, më shtyu që të tregoj të vërtetën", ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

Nga ana tjetër, Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime, ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.

“Nuk i kam miq, por tek ata ndihesha i sigurt”, tha Alizoti, teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit. Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas parashikimit të meteorologëve, vranësirat e shpeshta do mbeten prezente në territorin shqiptar sot, duke sjellë reshje afat shkurtr

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.