‘Babalja’, Prokuroria: Salianji në hetim për kallëzim të rremë

10/10/2018 - 21:32

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje nga dosja hetimore në lidhje me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Prokuroria njofton se se do të marrë në hetim edhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën ‘kallëzim të rremë’. Deputeti është thirrur për t’u pyetur si person në hetim në datën 12 tetor 2018.

Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”,- thuhet ndër të tjera nga organi i akuzës.

Në lidhje me këtë cështje, Prokuroria bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin  Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’.

Nuk dihet nëse organi i akuzës do kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Ervin Salianji që i hap rrugë më pas caktimit të masës së sigurisë ndaj tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Institucioni i Avokatit të Popullit prej dy vjetësh kërkon që të përgjysmohen, ose të hiqen tarifat e studimit për kategoritë e studentëv

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë të dhënat më të fundit lidhur me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, duke qenë se reshjet e dë

Sipas MeteoAlb, këtë të martë vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborë

Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në

"Autoritetet shqiptare duhet të rrisin përpjekjet e tyre në ndjekjen, pastrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale dhe trajtimin e r

Studentët e fakultetit të Gjeologji Minierës kanë reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se iu është kërkuar institcioneve vendore të marrin masa për problemet që mund të vijnë si pasojë e mo