Pas publikimit në media të rastit të shtetasit Lulzim Osmani, që pak ditë më parë i trokitën në derë përmbaruesit privatë që të lirojë banesën në Durrës se i ka dalë i zoti, kanë reaguar edhe trashëgimtarët e Rafael Jakoelit, për të cilët u tha se kanë paraqitur dokumentacion të dyshimtë.

Në një deklaratë drejtuar redaksisë së “DurrësLajm”, trashëgimtarët thonë se prona në fjalë është e gjyshit të tyre, të cilit i është marrë me forcë nga regjimi komunist.

Sipas tyre, ky fakt është i provuar me dokumenta të rregullta të njohura nga autoritetet në Durrës.

“Zoti Osmani është lajmëruar shumë herë në lidhje me pronën tonë dhe është lutur të marrë masa për të gjetur zgjidhje të problemit të tij. Me sa dimë ne, z.Osmani është paisur me kredi të butë nga Bashkia e Durrësit dhe Enti Kombëtar i banesave Durrës. Duke parë se ai nuk ka bërë asnjë veprim për të gjetur zgjidhje, kërkuam ndihmën e autoriteteve përkatëse për zbatimin e ligjit dhe të të drejtës tonë.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Ne, trashegimtaret e Rafael Jakoelit  deklarojme sa me poshte:

Prona ne fjale eshte prone e gjyshit tone Rafael Jakoel, prone e cila iu morr me force e dhune nga rregjim komunist me 1945.

Kete fakt e kemi te provuara me dokumenta te rregullta te njohura nga autoritetet e qytetit te Durresit.

Pas shume e shume perpjekjeve shpenzimeve e percartjeve, me ne fund kjo prone na u kthye ligjerisht. Po ju bashkengjis vendimin e gjyqit.

Ne perpjekjen e tij per te vonuar zbatimin e vendimit te gjyqit, Zoti Malindi,avokati i zotit Osmani deklaron perpara kamerave: “ nje zonje e quajtur Lumturi qe e ka nderruar emrin ne Felicita”…ose te “ ashtuquajtur niper e mbesa”.

Zonja Felicita Jakoel nuk e ka patur asnjehere emrin Lumturi. Po te mos  ishte ceshtja kaq serioze do ishte shume qesharake nje deklarate e tille. Sa per dijenine tuaj ajo eshte kryetare e shoqates se miqesise Shqiperi- Israel, e njohur si nga autoritetet Israelite edhe nga ato Shqipetare. Vetem nga kjo e dhene mund te kuptoni sa te rrema jane “faktet’ qe paraqet avokati Malindi. Detyra e pare e nje avokati serioz eshte te vertetoje faktet para se te beje deklarata!!

Sa per ne qe jemi 6 niper dhe mbesa te Rafaelit: mos e ve ne dyshim ekzistencen tone? Deri ku mund te arrije absurditeti?

Zoti Osmani eshte lajmeruar shume here ne lidhje me pronen tone dhe eshte lutur te marre masa per te gjetur zgjidhje te problemit te tij.Me sa dime ne, z.Osmani eshte paisur me kredi te bute  nga Bashkia e Durresit dhe Enti Kombetar i banesave Durres. Duke pare se ai nuk ka bere asnje veprimper te gjetur zgjidhje, kerkuam ndihmen e autoriteteve perkatese per zabtimin e ligjit dhe te te drejtes tone.

Me respekt

Felicita Jakoel, Matilda Levi, Beni Jomtov, Ksenia Efimovski, Rakela Duka, Sara Bala