Banesat u dëmtuan nga tërmeti, njoftimi i rëndësishëm i UKD për durrsakët

13/12/2019 - 08:50

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund ti pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.

UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit.

Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru i cili u ekzekutua pasditen e të enjtes nga RENEA, mund të hetohet nga pro

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vend.

Prefektura e Shkodrës njofton qytetarët se në 5 ditët në vijim do ketë reshje të dendura shiu në në veri dhe veri-lindje të vendit, prand

Në Tiranë mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” zhvilluan sot një protestë të heshtur, duke kërkuar përmirësimin e kushte

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ekzekutimin nga RENEA të 71-vjeçarit, Lefter Zhidru në Elbasan.

Një  pus nafte merr flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë.

Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë pasditen e sotme.

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot fjalën e rastit në debatin e përgjithshëm të sesionit të 75-të të Organizëtës së Kombeve të Bashkuara

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vend.

Mediat greke njoftojnë se vendi fqinj do të goditet nga një ciklon të shtunën, ndërsa meteorologia Adiola Bani tha se kjo nuk e prek Shqi