Ka filluar pak minuta më parë marshimi i protestuesve të Unazës së Re në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku po mbahen të ndaluar protestues që morën pjesë sot në protestën përballë parlamentit.

Marshimi ka nisur nga ‘Unaza e Re” dhe po zhvendoset në drejtim të Policisë ku mbahet i ndaluar edhe një nga organizatorët kryesorë të protestës së Unazës së Re, Dorian Protoduari.

Me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Këtu vendosim ne” banorët e ‘Unazës së Re’ po ndiqen në marshimin e tyre nga forca të shumta policie që i survejojnë në distancë.

Pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë në këto momente ndodhen edhe ish-deputetë të opozitës, të cilët janë në mbështetje të protestuesve të ndaluar.