Banorët e ‘Unazës së re” që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës për të dytën ditë me radhë kanë bllokuar rrugën përpara bashkisë, ku kërkojnë takim me autoritet vendore.

Ata janë përplaur me policinë, teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë në bashki.

Policia ka ndërhyrë duke i ndaluar dhe duke i shtyrë larg derës.

Banorët pasi janë tërhequr kanë thirrur me zë "Turp!" "Turp!"

Ditën e dytë të protestës para bashkisë së Tiranës, banorët e "Astirit" e nisën me bllokimin e rrugës “Abdi Toptani”.

Nën thirrjet "Shtëpitë do t'i mbrojmë me trupat tanë!", banorët thonë se nuk do lejojnë shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe pa marrë më parë garancinë për dëmshpërblim.