Për banorët e “Azem Hajdarit”, shtetarët në Durrës kujtohen vetëm për votat në zgjedhje (VIDEO)

13/11/2018 - 13:02

Emrin e “Azem Hajdarit” në Durrës e mban një shesh qendror por edhe një rrugë në qytetin bregdetar. Rruga që mban emrin e dëshmorit të demokracisë, gjendet në zonën e ish-Kënetës, e mbuluar nga plehrat por edhe nga era e rëndë e kanalit të hapur.

Më shumë se dy dekada më parë në ish-zonën e Durrësit të Ri erdhën banorët nga të katër anët e vendit, por edhe pas një kohe të gjatë infrastruktura lë mjaft për të dëshiruar.

Një grup banorësh të rrugës “Azem Ajdari” në ish-Kënetë shqetësimin e ngritën pranë redaksisë së “DurrësLajm”. Ata thanë se kanali i ujërave të zeza të qytetit që përshkon mes përmes këtë rrugë është kthyer në një burim epidemish për sëmundje të ndryshme kronike për të gjithë komunitetin.

Kanali i papastruar i cili mbledh ujërat e zeza të qytetit, është kthyer edhe në mbledhësin e plehrave të zonës pasi pastrimi nuk kryhet në këtë lagje periferike. Prej 20 vitesh as pushteti qendror, as pushteti lokal, nuk kanë kryer asnjë investim në këtë zonë.

Banorët thonë se janë vetëm emra në listat e zgjedhësve për votat që iu kërkojnë çdo herë kur ka zgjedhje lokale dhe qendrore.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.

Si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik në brigjet italiane, do të kushtëzojë motin edhe në Shqipëri.

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora News linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët, të cilët kanë paralajmëruar protestë.

Ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialogun e ditës së hënë në orën 11:00 për Universitetin, studentët i janë përgjigjur me thirrje.

Artisti i njohur Robert Aliaj i është bashkuar edhe sot protestës së studentëve këtë herë duke recituar bashkë me ta këngën me të cilën m

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lë

Këshilli Studentor ka reaguar përmes një deklarate pas tensioneve dhe largimit me forcë të pedagogut, Jani Marka, nga protesta e studente

Prej disa ditësh në urgjencën e spitalit të Durrësit me një urdhër sa absurd dhe qesharak është ndërprerë nga ana e infermierëve aplikimi