Banorët e Durrësit në radhë te Njësia nr.4 për pasaportat, nuk respektojnë masat (VIDEO)

03/08/2020 - 13:55

Prej disa ditësh, banorët e Durrësit qëndrojnë në grumbull te Njësia Administrative nr.4 e qytetit për të aplikuar apo për të marrë pasaportat dhe kartat e identitetit.

Për shkak të masave të marra kundër Covid-19, qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë e të futen një nga një brenda Njësisë për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme.

Por jashtë saj, jo të gjithë respektojnë rregullat e distancimit fizik apo të kenë vendosur maskën mbrojtëse.  Qytetarët që qëndrojnë në radhë janë të grupmoshave të ndryshme.

Rastet të infektuarve me koronavirus dje shënuan një shifër të lartë prej 123 rastesh të reja, 12 prej të cilave nga Durrësi.

Si qark , sipas të dhënave të fundit të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë janë 291 raste aktive dhe 21 humbje jete.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Infektimi i 5 mësuesve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet me Covid-19 ka çuar në mbylljen e shkollës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar reaguar pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Si