Banorët e lagjes nr.8 në Durrës në protestë: S'kemi ushqime, asnjë s'ka ardhur të na shohë (VIDEO)

28/03/2020 - 14:14

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, pasi janë në pamundësi për t’i siguruar vetë në këto ditë të vështira që po kalon vendi dhe mbarë bota nga pandemia e koronavirusit.

Ata janë shprehur të indinjuar nga indiferenca e pushtetit vendor dhe atij qëndror, të cilët sipas tyre nuk kanë bërë asgjë për t’iu gjendur pranë qytetarëve.

"Ka 12 ditë që ka rënë koronavirusi dhe s'ka ardh asnjë nga komuna me u interesu për ushqime apo masa mbrojtëse. Kemi shku tek komuna zyrat kanë qenë mbyllur. Jam 8 anëtarë në familje",- thotë një banor. 

"Edi Ramën e kemi mbështetur me votë për të ardhur në pushtet, sot është dita që ai të na ndihmojë për të jetuar", shprehet një tjetër banor.

Të paqarta për qytetarët mbeten kufizimet e reja të aplikuara nga qeveria, që sipas tyre janë zgjedhje shumë e mirë për mos përhapjen e virusit, por penalizuese për kategoritë që nuk kanë asnjë të ardhur për të mbijetuar.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të r

Ditën e parë të javës së ardhshme, që përkon edhe me nisjen e muajit qershor, thuajse të gjitha bizneset do të jenë të hapura, madje edhe

Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në sp

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.

Në qytetin e Durrësit janë disa pallate që janë shembur dhe të tjerë që presin të shemben, pasi rezultojnë me dëmtime të rënda, të shkakt

Nis numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore në Shqipëri, pasi sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin a

Sipas parashikimit të meteorologëve, vranësirat e shpeshta do mbeten prezente në territorin shqiptar sot, duke sjellë reshje afat shkurtr

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.