Një grup banorësh të lagjes nr.13 në plazh të Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme. Ata thonë se ekipet e specialistëve të verifikimit akoma nuk i kanë specifikuar nëse janë apo jo të banueshme apartamentet e tyre.

Banorët u strehuan në hotele ndërsa bonusi i qirasë nuk iu është dhënë ende nga bashkia e Durrësit. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është faturimi i ujit dhe energjisë elektrike edhe gjatë muajve që nuk kanë banuar në banesat e tyre të shkatërruara.

Qytetarët janë të shqetësuar pasi banesat kanë edhe probleme të shtesave mbi pallate që ju kanë  ndërtuar pronarët mbi tarraca dhe i përdorin si papafingo.

Në to kanë vendosur depozitat, uji i të cilave po ju hyn në banesa. Sipas qytetarëve në disa pallate ju kanë bllokuar hyrjet me dyer. Gjithashtu, pronarët ende nuk kanë marrë përsipër asnjë riparim për dëmet që kanë pësuar pallatet nga tërmeti tragjik, thonë banorë.

K.H.