Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 109-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Banorët kanë kanë përshëndetur vendimin e opozitës për lënien e mandateve si dhe kanë vlerësuar mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për kauzën e tyre.

Qytetarët, në fjalimet e tyre kanë thënë se nuk do të ndalin protestat e tyre, deri në largimin tashmë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në fjalën e tij, ish-deputeti Klevis Balliu, deklaroi se protesta e Unazës ndezi flakën e shpresës në të gjithë Shqipërinë.

Balliu tha se më 16 shkurt çdo akt dhune u inskenua nga Rama dhe shembulli më i mirë ishte sot ku nuk u pa asnjë incident.

Ai tha se ndjehej krenar që nuk është më pjesë e atij Parlamenti të mbuluar me njolla krimi.