Banorët e Unazës së re kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.
Vendimi i opozitës së bashkuar për lënien e mandateve është mirëpritur me entuziazëm nga banorët e kësaj zone të Tiranës të cilët janë në përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë prej shumë javësh.
Banorët i kujtuan Ramën thënien e tyre të vjetër: "Fundi do të vijë nga banorët e Unazës së Re".
Ata thanë se ky vendim i opozitës do të shpëtojë jo vetëm banorët e Unazës por gjithë Shqipërisë.
“Je në hall z. Rama, se duhet t’u kthesh paratë oligarkëve”, tha një qytetar.
Pjesë e protestës së tyre kanë qënë edhe deputetët e PD.