Teksa banesat e bizneset e tyre pritet të prishen për shkak të projektit, banorët e Unazës së Re në Tiranë, kanë përshkallëzuar protestën e tyre.

Ata i kanë bërë “pritë” ministrit Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përpara godinës së Top-Channel.

Gjiknuri është sonte i ftuar në emisionin “Open” por protestuesit ia kanë bërë hyrjen mision të pamundur.

Ata kanë bllokuar rrugën me pankarta në duar madje e qëlluan makinën e tij me vezë. Gjiknuri hyri i fshehur në një makinë policie në zyrat e Top Channel.