Banorët në Durrës djegin mbeturinat, zjarri del jashtë kontrollit, ndërhyn Policia Bashkiake (FOTO+VIDEO)

20/10/2018 - 12:24

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur dhe djegur mbeturina në zonën e Shkozetit, pranë kolegjit privat.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake të Durrësit, e cila është informuar për situatën dhe ka lajmëruar zjarrfikëset.

Pas kësaj, gjendja është normalizuar pa pasoja të rënda, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave apo subjekteve që kanë hedhur dhe djegur plehrat në këtë zonë.

Burime nga Policia Bashkiake bëjnë të ditur për ''DurrësLajm'' se ndaj tyre do të merren masa të rrepta deri në ndjekje penale.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Konsullata e nderit e Turqisë, e para përfaqësi diplomatike turke në rrethe, është hapur në Durrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku përmendej dhe ai.

Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm, zhvilloi një takim me strukturat vendore të Policisë së Qarkut të Beratit.

Prej 15 ditësh banorët e Unazës së Re kanë protestuar për prishjen e banesave të tyre, pa u dëmshpërblyer.

Në shkollat e gjithë vendit këtë vit janë regjistruar 31 mijë e 800 maturantë më pak.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pret hetim të plotë të vrasjes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, sikundër edhe

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla më e ulët për të pandehurit e