Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka vizituar sot në spital, banorin e Unazës së Re, Astrit Sadikaj që mbeti i lënduar pas përplasjes me forcat e rendit.

Nga shtrati i spitalit protestuesi Astrit Sadikaj thotë se është dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe.

Ai tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë