Roja italiane e Financës e Barit, së bashku me doganën, sekuestruan një rimorkio të ngarkuar me mbeturina elektroshtëpiakesh të përdorura, dhe denoncuan një përgjegjës, njofton më 26 mars 2020 shtypi italian.

Ditët e fundit, në kuadër të kontrollit të mallrave të eksportit, një ngarkesë me makina larëse dhe furra të përdorura u transportua dhe kontrollua në një kamion me targë bullgare, në tranzit në portin e Barit dhe në proces për t’u nisur drejt atij të Durrësit.

Dokumentacioni tregtar i paraqitur nga shoferi tregoi praninë, konfirmuar më pas me kontroll fizik të kujdesshëm, e një ngarkese mallrash prej rreth treqind furrash dhe makinash larëse të përdorura me peshë mbi 18 tonë.

Kjo ngarkesë u inspektua me kujdes, duke vërejtur, në lidhje me modalitetet e transportit që nuk mbronin integritetin e mallrave dhe mungesën e dokumentacionit të kërkuar, i cili vërteton efikasitetin dhe ripërdorshmërinë, të përbërë nga “mbetje pajisjesh elektrike dhe elektronike” dhe jo nga pajisjet e ripërdorshme, siç u deklarua, duke rezultuar në një dërgesë të paligjshme mbeturinash, të sanksionuara penalisht në përputhje me legjislacionin për mjedisin.

Aktiviteti i kontrollit çoi në sekuestrimin penal të mallrave në fjalë dhe rimorkios së përdorur, për administrimin e paligjshëm të mbeturinave dhe trafikun e tyre, si dhe në denoncimin e përfaqësuesit ligjor të kompanisë eksportuese.

Th.M.