I konsideruar si një ndër baronët më të mëdhenj të drogës, i cili ishte në gjendje të në dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, është arrestuar. Lajmi raportohet sot nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, nderkohe qe arrestimi i 40-vjeçarit nga Durrësi, për llogari te drejtesise italiane u be publik 3 dite me pare nga policia e Durrësit.

I identifikuar si Alket Hatija, 45 vjeç, ai është arrestuar nga policia shqiptare pas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës në datë 8 korrik, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Një mundësi kjo për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe rrethohej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonëve celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore.

Njoftimi i Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• Alket HATIJA 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 ,  80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.