Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një takim informal në “Rogner”.

Fotot që ka siguruar Opinion.al janë shkrepur pak minuta më parë.

Krah tyre shihen edhe bashkëpunëtorët, si Fatmir Mediu i PR, Jemin Gjana (PD) dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Protesta e 27 janarit duket se zë vend edhe në bisedat e fundjavës të drejtuesve të opozitës.