Bashkia Durrës: 8 pyetje dhe përgjigje që duhet t'i dini për aplikimin online

17/02/2020 - 20:49

Bashkia e Durrësit ka publikuar në faqen zyrtare 8 pyetje dhe 8 përgjigje, ku synohet të sqarohen të gjitha pikëpyetjet e qytetarëve lidhur me aplikimin online "Shtëpia ime". Bashkia fton edhe njëherë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti që të kryejnë aplikimin online pranë njësive administrative.

1. Çfarë është aplikimi online “Shtëpia Ime”?

Është sistemi elektronik i të dhënave për aplikimet e përfituesve nga programet e rindërtimit.

2. Kush përfiton nga platforma online e aplikimit?

Përfitojnë grante rindërtimi ose rikonstruksioni, sipas projekteve model, familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, shtëpitë e banimit individuale të të cilëve janë klasifikuar si objekt i dëmtuar ose i pabanueshëm. Rregulla për projektet model, masa e përfitimit, kushtet, kriteret, procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për vlerësimin e kërkesave dhe shpërndarjen e grantit parashikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Çfarë përfitohet nga kjo platformë?

Janë 3 programe që përfshihen në programin e rindërtimit.

Programi i strehimit (DS4, DS5)

Granti për rindërtimin  (DS4, DS5)

Granti për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara ( DS1, DS2, DS3 )

Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.

Familjet në fshat, që kanë humbur shtëpitë individuale jashtë ose brenda zonës së urbanizuar të territorit rural, si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit. Familjet që kanë dëmtime në banesa ose shtëpi individuale nga fatkeqësia natyrore, të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para, trajtohen me grante rikonstruksioni

4. Ku kryhet aplikimi?

Aplikimi kryhet në sportelet e ngritura nga Bashkia Durrës pranë çdo 11 njësie administrative në zonat urbane dhe rurale si edhe në sportelet e hapura në pikat:

Policia Bashkiake, për Rajonin 1

Ish- Parku i autobusëve, për Rajonin 4

Ndërmarrja Rruga Shkozet për Rajonin 5

Komunale Plazh, për Rajonin 5

Prefektura e Qarkut Durrës për Rajonet 1 dhe 2

Stacioni Zjarrfikseve Durrës për Rajonin 5

5. Kur kryhet aplikimi?

Çdo ditë, nga e Hëna në të Diel pranë sporteleve nga ora 08.00 – 18.00

6. Çfarë dokumentash duhen për aplikimin?

Kartë identiteti ose pasaportë

Çdo dokument që provon pronësinë.

7. Si mund të aplikojnë ata që nuk ndodhen në Shqipëri ose ata që e kanë të pamundur të paraqiten në sportele?  

Për qytetarët që nuk ndodhen në Shqipëri ose për ata që janë të pamundur të paraqiten në sportele, aplikimi mund të bëhet nga një përfaqësues ligjor ose familjar për të cilin kanë lëshuar një prokurë përfaqësimi për të kryer veprime për llogari të tyre.

8. Deri kur mund të aplikohet?

Aplikimi në platformën online është deri më 29 Shkurt 2020!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C

Policia e Shtetit vijon aplikimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që nuk zbatojnë rregullat kufizuese të vendosura nga shtetit për p