Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Bashkia e Durrësit do të zhvillojë nesër dëgjesë publike për Planin e Përgjithshëm Vendor

02/03/2021 - 19:37

Me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të saj, bashkia Durrës njofton se ditën e nesërme (e mërkurë) do të zhvillohet një dëgjesë publike për Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë.

“Me qëllim prezantimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës, Bashkia Durrës ka marrë masat për organizimin e Dëgjesës Publike me grupet e interesit, dhe me organizma pjesë të shoqërisë civile për të bërë të mundur njohjen dhe informimin e këtij plani të përgjithshëm vendor.”- njofton bashkia.

Duke marrë parasysh faktin që jemi në kohë pandemie dhe nuk lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura, bashkia zgjedh të diskutojë për Planin e Përgjithshëm Vendor në sallën e Këshillit Bashkiak, me shumë pak persona në sallë dhe ndoshta dhe pa praninë e mediave.

“DurrësLajm” mëson se pritet të diskutohet drafti i Planit të Përgjithshëm Vendor i hartuar nga një studio italiane, që në vitin 2015, por që nuk është miratuar deri më tani.

Diskutimi i Planit të Përgjithshëm Vendor në vitin 2016

Plani i Përgjithshëm Vendor prezanton zhvillimin e qytetit në të ardhmen, sipas ndarjes së re administrativo-territoriale, zonat ku lejohen dhe nuk lejohen ndërtimet.

Në ndryshim nga vite më parë, kur diskutimi i Planit të Përgjithshëm Vendor bëhej në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, me prani të madhe të studiove projektuese, firmave të ndërtimit, shoqatave, institucioneve, O.J.F., grupeve të interest, por edhe të gjithë qytetarëve të interesuar këtë herë duket se diskutimi do të bëhet mes një grupi të vogël njerëzish.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qyte