Bashkia e Durrësit i bashkohet nismës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë” (FOTO & VIDEO)

Postuar: 25/05/2018 - 17:59

   Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë ” organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare, institucionet e qeverisjes vendore, dhe me përfshirjen e shumë organizatave të shoqërisë civile, studentë, vullnetarë, komunitetin e biznesit, Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, etj.

Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe administrata e Bashkisë së Durrësit së bashku me shoqërinë civile dhe nxënësit e shkollave si dhe qytetarë të Durrësit kanë marrë pjesë në këtë nisëm për të pastruar qytetin dhe të gjithë vendin. 

Në shumë pika problematike të ndotura nga mbetjet urbane kanë marrë pjesë shumë persona për pastrimin e tyre. Strukturat dhe ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit ishin të shpërndara në të gjithë qytetin duke koordinuar punën nëpërmjet kordinatorëve të shoqërisë civile, shkollave , dhe qytetarëve  te thjeshtë aktivistë dhe vullnetarë të përfshirë në realizimin e këtij aksioni.

Punonjës të bashkisë, e institucione të tjera, nxënës shkollash si dhe shumë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për pastrimin e qytetit. Angazhimi nga ana e Bashkisë së Durrësit është maksimal për pastrimin dhe për mbajtjen pastër të qytetit. Është domosdoshmëri që të bëhet një aksion i tillë sepse mjedisi është një komponent i rëndësishëm dhe të gjithë duhet të punojnë për të pasur një mjedis sa më të pastër dhe një qytet sa më të pastër.

Bashkia e Durrësit e ka dinamikë të përditshme pastrimin e qytetit por aksione të tilla japin një mesazh të rëndësishëm pasi me qëllim ruajtjen e mjedisit urban nga ndotja dhe dëmtimi duhet të sensibilizohen të gjithë qytetarët që jo vetëm në një dite por të kujdesen për ambientet e tyre dhe ato të përbashketa çdo ditë të vitit, për të jetuar sot dhe për të trashëguar nesër, një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një grup i FNSH-së, të maskuar me një makinë civile kanë ndaluar në mënyrë të befasishme në disa rrugë kryesore në Durrës duke ushtrua

   Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017.

Qeveria ka vendosur sot miratimin e vendimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, institu

Sot është organizuar hedhja e një shorti për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin.

   Moti do të vazhdojë të jetë me diell dhe temperatura të larta.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak momente më parë në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë së mesme.

Qeveria është duke organizuar ankandin për blerjen e 800 mega herz kapacitet të rrjeteve që i shërbejnë infrastrukturës së internetit në

Arratiset i dënuari për tentativë vrasjeje në Vlorë, Taulant Manaj i njohur si Taulant Beqiraj, i cili u la i lirë në muajin gusht nga Gj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur sekuestro mbi s

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto, i akuzuar për abuzime me tenderët e ushqi