Me qëllim zhvillimin e porteve si Qëndra Inovacioni, Bashkia Durrës në partneritet me shumë shtetë anëtare të BE-së, është në fazën e zbatimit të projektit "PoWER": Ports as driving Wheels for Enterpreneurial Realm (Portet si hallkë lëvizëse në fushën e sipërmarrjes). Ky projekt financohet nga programi i BE-së, Interreg ADRION 2014-2020, dhe do të zbatohet për periudhën 01.01.2018 – 31.12.2019 (24 muaj).

"PoWER" synon të mbështesë zhvillimin e porteve si Qendra Inovacioni në mënyrë që të veprojnë si ndërlidhës midis rajoneve dhe të shfrytëzohen potencialet e tyre të papërdorura në fushën e sipërmarrjes. Rezultatet e këtij projekti do të jenë:

  • Metodologjia e PoWER, që do të mundësojë bashkëpunimin midis sipërmarrjeve dhe institucioneve kërkimore, si dhe do të përshpejtojë ngritjen e ZOI-ve;

  • Rrjeti i Qëndrave të Inovacionit;

  • Strategjia e përbashkët e Rrjetit të Qëndrave të Inovacionit për evolimin e porteve në Qëndra Inovacioni, të mbështetura nga Platforma ICT, e cila mundëson zbatimin e
    Strategjisë.

Kështu, me qëllim prezantimin e rezultateve të Projektit, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), më datë 20 – 21 qershor 2018, organizuan takimin e dytë ndërkombëtar, me përfaqësues nga të gjitha vendet partnere. Ky takim filloi me prezantimin e qëllimit, objektivave dhe aktiviteteve të projektit "PoWER", duke u ndalur edhe tek aspektet e menaxhimit dhe komunikimt të këtij projekti. Më pas, anëtarët e Komitetit Drejtues, me përfaqësues nga të gjitha vendet partnere, u fokusuan tek roli i porteve si qendra që mund të nxisin integrimin, inovacionin dhe rritjen e potencialeve të pashfrytëzuara lokale (sipërmarrëse, edukuese, administrative, hulumtuese, sociale).

Ndërsa, gjatë ditës së dytë të takimit ndërkombëtar, anëtarët e Komitetit Drejtues, prezantuan progresin e bërë lidhur me planet pilote që do të zbatohen në vendet partnere. Në veçanti, gjatë Takimit u diskutua mbi bashkëpunimin midis aktorëve kryesorë të Zinxhirit të Ofertës së Inovacionit (ZOI): institucionet arsimore (shkollat, universitetet, njësitë hulumtuese), sipërmarrjet dhe administratën publike, me qëllim që t’i kthejë sfidat e ndryshme që prekin portet Adriatiko-Joniane në mundësi për integrim, shkëmbim të frytshëm dhe shfrytëzim të kapaciteteve territoriale.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga partneri lider Këshilli Kombëtar për Kërkimin (CNR, Itali) dhe nga partnerët e tij C.N.A. Konfederata Kombëtare e Artizanëve dhe NVM-ve – Shoqata e Provincës së Ravenës (Itali), Agjencia Porin për Zhvillim Rijeka (Kroaci), Qëndra për Zhvillimin Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisin Sarajevo (Bosnje Hercegovinë), Fondi për Çështjet Evropiane – AP Vojvodina (Serbi), Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI, Shqipëri), Bashkia e Durrësit (Shqipëri), Qëndra për Kërkim dhe Teknologji Hellas (Greqi), Dhoma e Tregtisë e Thesprotisë (Greqi).