Bashkia e Durrësit shpall emrat e fituesve për vendet e lira të punës, 3 drejtoritë e rëndësishme mbeten pa titullarë

07/08/2020 - 22:57

Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e fituesve të konkurseve për plotësimin e vakancave në 10 vende të lira pune, kryesisht si specialistë në drejtori të ndryshme.

Ajo që bie në sy është se për pozicionet e specialistëve, ku pati dhe shumë kandidatura janë shpallur fituesit, ndërsa për tre drejtoritë kryesore në bashki, konkursi nuk ka prodhuar fitues.

Për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë Ekonomike nuk ka pasur kandidatë për konkurim, ndërsa për dy drejtoritë e tjera, atë të Burimeve Njerëzore dhe Drejtorinë  e Turizmit nuk ka kandidatë fitues, megjithëse për këto dy vende kandidonin dy kandidate që aktualisht punojnë në bashki, Nikoleta Rusha dhe Pranvera Gagami.

Ndërkohë, sot është zhvilluar konkursi për Drejtori i Drejtorisë së Punëve Publike ku kandidonte Ardian Iljazaj, si kandidat i vetëm. Nuk dihet nëse komisioni do ta shpallë fitues apo kjo drejtori e rëndësishme, që më parë drejtohej nga kryebashkiakja në detyrë Emiriana Sako, do të mbetet sërish pa titullar.

Më poshtë po publikojmë të plotë listën e fituesve të vendeve të lira të punës në bashki:

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Infektimi i 5 mësuesve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet me Covid-19 ka çuar në mbylljen e shkollës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar reaguar pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Si