Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit.

Me propozim të Kryetarit të Bashkisë, Adriatik Mema titulli i është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të lindjes së doktorit të njohur me motivacionin:

“Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.

Doktor Pipero është një nga mjekët shqiptarë që janë në vijën e parë të luftës me sëmundjen e Covid 19 në vendin tonë.