Tirana solidarizohet me Shëngjinin dhe Bashkinë e Lezhës për të përballuar situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarri masiv që kanë përfshirë pyllin me pisha në afërsi të portit.
Bashkia e Tiranës,nisur pikërisht nga situata shqetësuese në terren, ka dërguar zjarrëfikset e saj për t'iu ardhur ndihmë mjeteve të tjera të bashkisë Lezhë dhe Emergjencave Civile që po luftojnë me flakët.
Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shprehet se përveç zjarrfikëseve drejt Shëngjinit janë nisur edhe burime njerëzore për t'iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.
“Solidaritet me Shengjinin/Lezhen. Jo vetëm lutjet e solidaritet me fjalë, BashkiaTirane nisi zjarrëfikse e staf për të ndihmuar Bashkinë Lezhë në betejën me zjarret! Kolegët tanë do bëjnë më të mirën – siç i ka hije Tiranës!”, – shkroi Veliaj në rrjetet sociale.