Bashkim Dedja në “sitën” e Vettingut, sot jepet vendimi për kreun e Kushtetueses

Postuar: 13/06/2018 - 09:10

Sot në orën 09:30 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Njeriu më i lartë në kupolën e drejtësisë shqiptare, rrezikon të mos e kalojë Vettingun. Trupa e KPK deklaroi seancën e kaluar në datë 8 qershor se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese rezulton me probleme në justifikimin e pasurisë së tij, edhe pse DSIK dhe KLD kanë deklaruar se ai plotëson kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësimit profesional.

KPK ka hetuar pasurinë e tij, dhe 3 apartamente të cilat përdor Bashkim Dedja janë me burime të dyshimta e të pajustifikuara. Prona e parë e dyshimtë është një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katror dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro. Dedja kishte deklaruar se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes. 25 mijë eurot e tjera Bashkim Dedja kishte deklaruar se ja kishte marrë hua vëllait dhe kunatit.

Por, KPK ka verifikuar se në datën e huamarrjes nga kunati deklaruar në aktin noterial, kunati nuk ka qenë fare në Shqipëri. Më pas Dedja ka ndryshuar deklarim duke thënë se 10 mijë euro i kishte marrë nga babai i kunatit, por KPK ka verifikuar paaftësinë paguese të kunatit për të dhuruar para.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016-s, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe

Një familje nga Durrësi prej gjashtë anëtarësh, dy prindërit dhe katër fëmijët e mitur, kanë shpëtuar për mrekulli këtë të premte, pasi m

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.

   Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakons

   Mbi territorin e Shqipërisë reshjet do të vijojnë sot dhe nesër!

   Reforma në Drejtësi dhe konkretisht, procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që dy gjykatat më të rëndë

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

   Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rru