Bashkitë grumbullojnë 70 milionë euro borxhe

26/09/2020 - 18:21

Pushteti vendor ka rritur ndjeshëm borxhet në pjesën e parë të vitit, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare e krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të 61 bashkive arriti në 8.7 miliardë lekë deri në fund të qershorit, ekuivalente me 70.2 mln euro. Kështu, bashkitë jo vetëm nuk kanë përparuar me shlyerjen e tyre, por kanë rritur borxhet me rreth 570 milionë lekë ose rreth 4.6 milionë euro, krahasuar me stokun e fundit të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e këtij borxhi rreth 52% e totalit i takon pagesave të pakryera për investimet nga pushteti vendor, 22% për tenderimet e papaguara për mallra e shërbime dhe 14% për vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna.

Por, kush janë bashkitë që kanë akumuluar më shumë detyrime të prapambetura?

Sipas të dhënave, niveli më i lartë u shënua në Bashkinë Tiranë me rreth 1.9 miliardë lekë apo 15.7 milionë euro, jo vetëm si rrjedhojë e përqendrimit të popullsisë në këtë njësi, por edhe për shkak të projekteve të shumta në investimet publike.

Pas saj renditet bashkia e Kavajës me 6.8 milionë euro detyrime, ndjekur nga ajo e Vorës me 3.7 milionë euro si dhe Bashkia e Pogradecit e Kamzës përkatësisht me 3.3 dhe 3 mln euro.

Ndërsa, njësitë e qeverisjes vendore më me pak borxhe rezultojnë Bashkia Pustec, Këlcyrë, Dropull, dhe ajo e Patosit me zero detyrime të prapambetura.

Megjithatë, një zerim i këtyre detyrimeve të pashlyera është thuajse i pamundur për një pjesë të këtyre njësive, kryesisht atyre të vogla që mbledhin më pak të ardhura nga burimet e veta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Pak pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar.

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rektorja e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Kseanela Sotirofski ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Dhomës së Tregtisë dhe Indust

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa shtesë për frenimin e përhapjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.