BE hap kufijtë nga 1 korriku, Shqipëria mbetet jashtë

30/06/2020 - 18:10

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar sot zyrtarisht një listë me 15 shtete të cilat do të lejohen të hyjnë në BE. Sipas unionit europian, këto vende konsiderohen të sigurta sa i përket situatës epidemiologjike të pandemisë së koronavirusit.

Sikurse u publikua në listën paraprake të ditës së shtunë, Shqipëria është lënë sërish jashtë. Nga Ballkani, shtetet të cilave u është lejuar hyrja për në vendet e Bashkimit Europian janë Mali i Zi dhe Serbia.

Ndërsa qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, por edhe maqedonasit, nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE.

Hapja e kufijve të vendeve të Bashkimit Europian do të fillojë nga data 1 Korrik. Në BE do të lejohen të kalojnë qytetarët nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Megjithatë, pavarësisht vendimit të sotëm, lista e BE do të rishikohet çdo dy javë në varësi të situatës pandemike për çdo shtet. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr

Në fillimin e pandemisë në vendin tonë, të gjeje maskë mbrojtëse, doreza apo dezinfektant nëpër farmaci ishte një fat i madh!

"DurrësLajm" po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërme

Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të

Shënohen 4 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar numrin në total në 101.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.