BE, thirrje për zgjidhjen e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese

14/11/2019 - 18:53

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kocijancic tha se zgjidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.

Mëngjesin e të enjtes Vorpsi u paraqit në Gjykatën Kushtetuese, jo më si këshilltare detyrë që e ka mbajtur deri tani, por si anëtarja më e re e kësaj gjykate.

Ajo nuk e ka bërë betimin në Presidencë, siç përcaktohet në Kushtetutë, pasi Presidenti nuk e njeh atë si plotësuese të vakancës që i takon atij.

Teksa Presidenti dekretonte Marsida Xhaferllarin për vendin e saj në këtë gjykatë, Vorpsi noterizoi pranë noteres Miranda Xhemalçe një betim që kishte bërë për të pranuar detyrën në Kushtetuese. Në deklaratën noteriale,  ajo e quan veten tashmë anëtare të gjykatës dhe thotë se është betuar në Kushtetutë.

Presidenca reagoi duke thënë se Presidenti nuk ndalon askënd të betohet as te noterja dhe as te parukjerja.

Nga ana tjetër, zyra e Presidentit njoftoi se kreu i shtetit do të organizoje brenda ditës së sotme ceremoninë e betimit për dy anëtarët e zgjedhura nga parlamenti, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji dhe të përzgjedhurën e tij për vakancën e dytë, Marsida Xhaferllarin. Me këtë lëvizje të Arta Vorpsit dhe të Presidentit të Republikës, për të njëjtin vend, Gjykata Kushtetuese do të ketë dy anëtare, duke e parë veten për herë të parë në histori në një situatë të tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë. Ai do t

Mbrëmjen e sotme u luajt derbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me fitoren e bardhëvebluve, me rezultatin 1-2.

Heronjtë e fshehur të pas-fatkeqësisë natyrore, kështu i cilëson Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FNZH) 3 nga inxhinierët, pjesë e ekipit të

Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor.

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se cilat zona do të kenë ndërprerje energjie më 14 dhe 16 dhjetor.

Një ditë pas regjistrimit të dosjes së Lulzim Bashës në gjykatë është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit që do ta shqyrtojë.

Marsida Qatja, gruaja që fitoi vëmendjen e publikut pas vrasjes së Dritan Haxhollit që ndodhi në apartamentin e saj, është bërë sërish ak

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Univer

“Bëni durim, sepse grupet e inspektimit do të shkojnë në çdo banesë e pallat, bonusi i qerave do të lëvrohet nga fillimi i janarit!"

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të emërojë Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.