Bernard Toçi, vëllai i policit që mbeti i plagosur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra një person, është lënë pas hekurave. Gjykata e Kavajës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Toçi u arrestua ditën e enjte, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, pak pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, iu gjetën 7 dosa kokainë.

Bernard Toçi akuzohet për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". Po sot do të mbahet seanca gjyqësore edhe për vëllain e tij, ndërsa ndryshe nga ai, polici i burgut të Durrësit akuzohet për vrasje me dashje të Haxhollit.

Befasues ka qenë veprimi i babait të dy djemve, pasi ai ka paraqitur një deklaratë noteriale ku deklaronte se kokaina ka qenë e tija, ndërsa pretendon se e përdorte për qetësues.