Befason gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

16/05/2018 - 22:51

   Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, është shprehur se punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS nga frika se mund të pezullohen nga puna.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion”, se punonjësit e policisë nuk e harrojnë rastin e kolegut të tyre, i cili u penalizua, kur kontrolloi emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë udhëtimit të tij në Gjermani për arsye familjare.

Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e kuptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sistem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimi Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- tha Lala.

Në lidhje me paraqitjen e Agron Xhafës në prokurori, Lala tha:

Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha.  

Agron Xhafaj është paraqitur personalisht përballë prokurorit, duke kërkuar që të identifikohen personat përgjegjës për këtë audio-përgjim të publikuar nga opozita disa ditë më parë. Në momentet e para, Xhafaj ka dhënë disa shpjegime si person i dëmtuar dhe kallëzues, por pas këtij shpjegimi të detajuar nuk ka qenë i pranishëm avokati mbrojtës. Prokurori i ka kërkuar kohë të thërriste një ekspert të fushës dhe më pas ka lënë edhe kampionët e zërit të tij.

Më pas ai ka informuar prokurorin e çështjes, në ditët në vijim nuk do të ishte disponibël përballë prokurorisë, pa ja komunikuar veprimin konkret që kishte marrë. Ndërsa rezultoi që ai ka udhëtuar drejt Italisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anët

Vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, ndërkohë që Report Tv më

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe  mbi 20 anë

Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-de

Dy automjete tip “Benz” janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili duke iu referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, shprehej se për

Me kërkesë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të diel ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Ç

Një informacion i marrë në rrugë operative se Klemend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tir

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu.