Ulja e temperaturave dhe prezenca e reshjeve të shiut përgjatë këtyre ditëve bënë që të nxirrnim rrobat e dimrit dhe çadrën.

Por çudirat me motin nuk kanë të ndalur.

 “Gjatë orëve në vijim, pritet përmirësim i kushteve atosferike duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët”- parashikon Meteoalb.

Sipas sinoptikanëve, herë pas herë do të ketë dhe vranësira, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të dobët.

“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje nga dita në ditë duke arritur deri në 32 gradë C”- thotë Meteoalb.