Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Policia e Durrësit informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ndërsa automjeti rezulton i vjedhur. Ai i përket shtetasit P.Z., banues në Tiranë. Policia sqaron mjeti ishte shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur para disa ditësh në Tiranë, më 23.09.2019.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht  mjeti tip Benz,  i braktisur  në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë,  me datë 23.09.2019.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.