Spital shpartallinë e ka cilësuar spitalin e Durrësit ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar këtë radhë të sëmurit dixhital, Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një video nga ambientet brenda spitalit rajonal.

Sipas dëshmisë së pacientit që ndodhej në spital, përveç kushteve që mungojnë, pacientët duhet t’i blejnë vetë ilaçet pasi spitali nuk ka.

Në fakt, në video duket qartë që muret e spitalit të qytetit të dytë më të madh të vendit janë me suva të rënë, tualetet aspak higjienike, tavanet të kalbura nga lagështira, duke rrezikuar që të bien në kokën e pacientëve.

Statusi i Berishës:

Kjo ishte shëndetësia falas e Noriegës. Ky spital shpartallinë nuk është në një lokalitet të largët të vendit, por është spitali i Durrësit. Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e të sëmurit dixhital. sb

"Zoti berisha po të dërgoj pamje nga spitali i Durrësit një skandal i vërtet dhe ilaçet e pacientit i kemi blerë vet sepse në spital nuk kishte ilaçe".