Besfort Lamallari: Kemi kërkuar ndihmë nga jashtë për zbardhjen e vrasjeve të fundit

15/05/2021 - 19:50

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar edhe me EUROPOL, por edhe me vende të caktuara të Bashkimit Europian.

Lamallari dha detaje nga hetimet foli për grupe kriminale, të cilat sipas tij janë aktive brenda dhe jashtë vendit.

“Grupet kriminale janë aktive brenda vendit dhe jashtë vendit. Vrasjet konsiderohen si një nga veprat më të rënda, por gërryejnë edhe kapitalin social dhe njerëzor duke krijuar panik. Për fat të keq vënë në dyshim edhe besueshmërinë e institucioneve që janë aty për të garantuar jetën e njerëzve.  Mbetet për tu hetuar deri në fund.

Ka një grup hetimor për të dy rastet si në Vlorë dhe në Elbasan që udhëhiqet nga policia dhe ka mbështetjen e policisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Ka një bashkëpunim për të dyja rastet me Europol dhe bashkëpunim konkret me vendet e caktuara të BE ku mendohet se ka pika takime për ngjarjet konkrete”, tha Lamallari për News24.

Vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve, numri dy i ministrisë së Brendshme e konsideroi si një krim që njollosi procesin zgjedhor.

“Ishte një ngjarje kriminale që për fat të keq njollosi procesin zgjedhore. Ndonëse dita e zgjedhjeve ishte e qetë, ngjarja në Elbasani ishte reminishencë e të shkuarës

Nëse bën një analizë të përgjithshme Elbasani zë 7% të kriminalitetit, që është normal duke marrë parasysh edhe elemente të tjerë si demografia. Për shkak se aty ka edhe një histori të grupeve aktive kriminale në vend është dashur edhe prania e shtuar e policisë, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit”, u shpreh Lamallari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e